Shqipëria, si një Kopësht Zoologjik: Pas “ujqërve” fillon lufta e “ujkonjave”, gocat e etura për famë “këpusin litarët”

schedule14:59 - 27 Gusht, 2022

schedule 14:59 - 27 Gusht, 2022

Çdo ditë e më shumë fenomeni për të treguar një realitet tjetër në Instagram po shtohet dhe për fat të mirë vajzat e famshme po e tregojnë hapur si një shembull e mësim për të gjithë të rinjtë

Herë pas here ato shfaqen me nga një “skandal” ku marrin qendërn e vëmendjes. 3 rastet më të freskëta qe kanë ndodhur brenda pak javesh po i përmendim më poshtë.

Policja e Elbasanit, Anisa Kostani:

Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti. Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Anisa Kostanin

Nënkomisarja e cila “bashkejeton” me një gjarpër thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën, shkruan albeu.com.

Motrat gangstere nga Bilishti, Dezi dhe Xhesi Arapi

Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeçe janë kthyer së fundmi në objekt diskutimi në rrjetet sociale. Fama e motrave ka kaluar përtej vendlindjes së tyre, Bilishtit ku njiheshin për “gangsterllikun”, prishje të qetësisë publike dhe ofendim të qytetarëve gjatë xhirove orëve të vona të natës me makinë.

Lexoni KËTU gjithçka mbi “motrat gangstere”

Nga timoni i kësaj të fundit motrat Arapi “shesin mend” herë njëra e herë tjetra në Instagram, por realiteti është krejt e kundërta. Sipas burimeve nëna e tyre prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit, këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

Dea Mishel Hoxha

Ajo prezantohet shpesh si aktore, por nuk ju vemë faj nëse shumë prej jush nuk e njihni. Gjithsesi në Instagramin e saj të populluar Dea Mishel Hoxha numëron rreth 100 mijë ndjekës dhe në BIO-n e saj shkruan se është artiste.

Dea ka bërë bujë ditën e djeshme me një video në Tiktok ku bënte një “shaka” aspak normale për jetimët. Ajo e justifikonte me termin “humori i zi”, por kjo nuk u kalua kaq lehtë në rrjete sociale e në media.


Një pjesë e mirë e komentuesve hodhën dyshime se aktorja mund të ketë qenë në ndikimin e lëndëve narkotike pasi një artiste siç paraqitet Dea Mishel, nuk mund të shprehet në atë mënyrë./albeu.com/