Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pushime në kampingje, shtohen rulotat në bregdetin e Vlorës: Jeni shumë mikpritës

schedule14:43 - 27 Gusht, 2022

schedule 14:43 - 27 Gusht, 2022

Nga Elton Nikaj

Dhjetëra turistë të huaj kanë gjetur një mënyrë ekonomike për të pushuar. Nuk paguajnë biletat e kushtueshme të avionëve apo hotele. Ata udhëtojnë me kampera dhe kanë mundësi të eksplorojnë më shumë vende. Një çift nga Polonia ka ndaluar në Vlorë dhe viziton bregdetin shqiptar për herë të parë.

“Nga Polonia udhëtuam në Greqi dhe tani jemi në Vlorë. Na pëlqen të udhëtojmë dhe shijojmë vende të ndryshme. Vlora është e mrekullueshme. Deti shumë i pastër dhe njerëzit të mirëkuptueshëm. Çdo gjë ishte perfekte. Kemi disa ditë këtu dhe më pas do të shkojmë drejt Malit të Zi.”

“Më pëlqeu Vlora. Është hera e parë që vijmë këtu. Pas plazhit, në mbrëmje do shkojmë të shikojmë qytetin.”

Edhe një çift nga Italia ka 4 ditë që ka mbërritur në jug të vendit. “Këtu është shumë mirë. Isha edhe në Qeparo, tani në Vlorë. Në ditët në vazhdim do vizitojmë dhe vende të tjera. Me pëlqen shumë natyra, deti dhe njerëzit. Ju jeni njerëz mikpritës, si në Siçili. Kam dëshirë të eksploroj dhe këtë po bëj.”

Tek pylli i sodës këto ditë sheh shumë kampera. Turistët nga shtet të ndryshme të botës qëndrojnë këtu, pasi është freskët dhe përballë pyllit ndodhet plazhi. Ai administrohet nga privatët, të cilët i lejojnë turistët të vendosin dyshekë në rërë dhe të marrin rreze dielli pa paguar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!