Gjykata Penale në Shkup vendosi të marten për masën e paraburgimit për tre nga gjashtë deputetët e opozitës maqedonase të akuzuar për veprën “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”. Kjo akuzë lidhet me përfshirjen e tyre në ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë më 27 prill. 3 deputetët u dërguan në paraburgim nga policia. Ndërsa për 3 të tjerët gjykata dha masën e arrestit shtëpiak. Vepra për të cilën akuzohen parashikon dënim me burg prej më së paku dhjetë vjetësh. Parlamenti i Maqedonisë votoi të premten për heqjen e imunitetit të tyre. Dy prej deputetëve të akuzuar shihen në një video regjistrim të shërbimeve të parlamentit duke hapur dyert për protestuesit e dhunshëm./abcnews.al
Gjykata e Shkupit: “Paraburgim për 3 nga deputetët e VMRO-DPMNE”
schedule18:15 - 5 Dhjetor, 2017
schedule 18:15 - 5 Dhjetor, 2017