Një 50-vjeçar në Japoni ka sulmuar një grup nxënësesh filloreje në Tokio në një stacion autobusi. Bilanci i deritanishëm është 2 viktima dhe 17 të plagosur, ndërsa autori ka vrarë veten.
Dy të vdekur dhe 17 të plagosur është bilanci i një sulmi me thikë nga ana e një 50-vjeçari në një park në zonën e Kavasakit, në Tokio. Sipas policisë japoneze autori i sulmit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të vetë-shkaktuara me thikë. Viktimat janë një burrë 39-vjeçar dhe një vajzë 12-vjeçare. Mes të plasurve 13 janë nxënëse të një shkolle fillore të cilat në momentin e sulmit ndodheshin në stacionin e autobusit.
Mes të plagosurve një grua 40 vjece dhe tre vogëlushe të moshës 6 vjeç, janë në gjendje kritike për jetën. Sulmi, arsyeja e të cilit ende nuk dihet, ndodhi në orën 8 të mëngjesit teksa nxënëset po prisnin autobusin e shkollës. Viktimat ishin vendosur në rresht para një parku që gjendet pranë stacionit hekurudhor të qytetit në jug të Tokios.
Qeveria japoneze në një deklaratë për mediat e cilësoi si një episod të tmerrshëm dhune. Japonia është një nga vendet me shifrat më të ulëta të ngjarjeve kriminale në botë, dhe shpesh që në shkollë fillore, fëmijët janë mësuar të shkojnë në shkollë pa shoqërimin e të rriturve./ABC News Albania 24/7