Hetimet e SPAK për Metën, Berisha: Kemi marrëdhënie shumë të mira, nuk na pengojnë nga fitorja

schedule18:58 - 25 Gusht, 2022

schedule 18:58 - 25 Gusht, 2022

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar marrëdhëniet e mira me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë nga selia e PD në Pogradec, Berisha tha se asgjë nuk e pengon opozitën nga fitorja, ndërsa paralajmëroi se Edi Rama i ka kohët të numëruara.

“Shumë të mira janë marrëdhëniet. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet”, tha Berisha.

Në lidhje me hetimet që SPAK ka nisur për Metën, Berisha tha se gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të këtij institucioni, SHISH-it dhe Autoritetit të Dosjeve, në anekse rë zyrës së Ramës.

“Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, shërbimit Informativ Kombëtar, komisionit të Dosjeve, në anekse të zyrës së Edi Ramës. Gjithçka zhvillohet në kuadrin e shtetit monist”, tha Berisha. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!