Milik do të jetë lojtari më i ri i Juventusit. “Zonja e Vjetër” ditën e djeshme ka arritur marrëveshjen me Marseillen për transferimin e ish-lojtarit të Napolit në Torino.
Sulmuesi ka mbërritur në Torino mesditën e sotme me një fluturim privat për në aeroportin e Caselle.
Lojtari ka ndaluar në “JHotel” për të kryer vizitat mjekësore ku më pas do të vijë edhe firmosja e dokumenteve deri në vitin 2026 për 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.
? @arekmilik9 arrives in Turin! pic.twitter.com/BAIdPFJhu2
— JuventusFC (@juventusfcen) August 25, 2022
#Milik a Caselle ⚪️⚫️ pic.twitter.com/Q8WryuyLfJ
— ilbianconero (@ilbianconerocom) August 25, 2022
/f.a/abcnews.al