Emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë0serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Pas takimit Lajçak tha se janë diskutuar tema të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi.
“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” tha Lajçak para gazetarëve.
Ai u pyet edhe rreth raportimeve se ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa e dokumente për tre muaj.
“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak, raportojnë mediet kosovare./Express/

