Liviu Dragnea, politikani më i fuqishëm në Rumani, është dënuar me tre vjet e gjysëm burg pasi u shpall fajtor për korrupsion. Kryetari i parlamentit dhe lider i socialdemokratëve ka vetëm pak orë kohë për t’u vetëdorëzuar në mënyrë që të nisë vuajtjen e dënimit.
Kryetari i parlamentit rumun dhe kryetari i socialdemokratëve në vend, është dënuar me tre vjet e gjysëm burg pasi u shpall fajtor për korrupsion. Vendimi vjen në një moment kur qeveria rumune po përplaset me Bashkimin Europian për sa i përket pavarësisë juridike në vend.
Vendimi për shpalljen fajtor u mor mëngjesin e të hënës nga gjykata e lartë. Kjo ishte goditja e radhës për partinë e tij pas humbjes së papritur në zgjedhjet parlamentare europiane të së dielës dhe referendumit që do të bllokojë një pjesë të përpjekjeve të tij për të anashkaluar gjykatat.
Çështja ka rikthyer dhe një herë vëmendjen në ish-bllokun komunist, ku Hungaria dhe Polonia janë përfshirë në diskutime me Bashkimin Europian për sa i përket lirisë së demokracisë në vend. Të dyja vendet janë paralajmëruar me sanksione që tashmë do I vendosen Rumanisë. Zyrtarë në Bruksel konfirmuan se mund të ndërpritet fondi i zhvillimit për vendet anëtare të cilat nuk ndajnë të njëjtat të vlera europiane.
Është gjithashtu një situatë shqetësuese për faktin se Rumania ka aktualisht presidencën e rradhës së Bashkimit europian. Kjo bën të pamundur rrëzimin e qeverisë aktuale Brenda një kohe të shkurtër.
Gjykata u shpreh se ishte vërtetuar se Dragnea kishte ndihmuar anëtarë të partisë të punësoheshin në poste shtetërore dhe të paguheshin pa punuar asnjë orë. Sipas ligjeve rumune ai ka ende disa orë kohë për tu vetëdorëzuar në polici dhe të nisë vuajtjen e dënimit të tij.
Ndërsa një dënim i mëparshëm i tij e pengonte të mbante vendin e kryeministrit, ai ishte politikani më i fuqishëm i vendit. Ai uli taksat dhe rriti pagat minimale duke bërë që partia e tij të fitonte zgjedhjet në 2016-ën. Kjo pavarësisht se partia socialdemokrate ka një histori të gjatë të anëtarëve të saj që dënohen me burg, përfshirë ish-kryeministrin Adrian Nastase.
E ardhmja e Drahneas nuk është ende e qartë. Si ia doli të shmangë dënimin e parë duke drejtuar vendin në prapaskenë.
Një javë më parë ai shprehej se e kishte lëkurën e trashë dhe se kjo nuk ishte hera e parë që përballej me një gjyq. “Nëse drejtësia do të ekzistojë, do jem i lirë. Nëse ata nuk i rezistojnë presionit, atëherë Zoti na ndihmoftë,” shprehej ai. /ABC news Albania 24/7