Për herë të parë një turko qipriot mund të jetë deputet i parlamentit europian. Profesori 59-vjeçar është një mbështetës i bindur i bashkimit të ishullit në një federatë të vetme.
Nijazi Kızıliürek, shkrimtar dhe akademik i cili jep mësim në Universitetin e Qipros në Nikozia dhe përfaqësues i partisë kryesore të opozitës në vend, partia progresiste e punëtorëve, garon në zgjedhjet parlamentare europiane. Ai mund të jetë turko qiprioti i parë që merr një vend në parlamentin europian.
Qipro është një vend i ndarë në dy pjesë nga një linjë e gjelbër, e cila ndan territoret që qeverisen nga Republika e Qipros, nga ato nën pushtetin e republikës turke të Qipros së veriut, dhe kryeqytetit. Nikozia është i vetmi kryeqytet në vend ende i ndarë në dy zona. Pavarësisht ndarjes, i gjithë ishulli është territor në Bashkimin Europian që nga viti 2004.
Turko qipriotëve i takojnë dy nga gjashtë vendet e rezervuara për vendin, por deri tani nuk kanë zgjedhur asnjëherë një përfaqësues të tyre. Tashmë mund të jetë radha e Kızıliürek. Shkrimtari është 59 vjeç, flet frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht, përveç turqishtes dhe greqishtes, jep histori politike në Universitetin e Qipros, është i specializuar në histori politike të Turqisë dhe Qipros, është dekan i shkollës së letërsisë dhe një mbështetës i bindur i bashkimit të ishullit në një federatë të vetme. /ABC News Albania 24/7