Shumë njerëz preferojnë t’i vendosin çadrat sa më afër bregut të detit, megjithatë, kjo është një praktikë e paligjshme. Për këtë arsye, policia italiane ka nisur një operacion duke ndëshkuar me gjoba pushuesit që shkelin këtë rregull në plazhet e lira të Campo nell’Elba, në Marina di Campo, në ishullin Elba.
Policia ka hequr rreth 60 çadra, 25 shezllone dhe dhjetëra peshqirë plazhi. Autoritetet italiane shprehen se kanë për qëllim që t’u bëjnë të qartë turistëve në përgjithësi se nuk lejohet të zënë vendet me çadrat, shezllonet dhe peshqirët në rast se duan largohen nga plazhi.
Në këtë rast, në fakt, ekziston rreziku i sanksionit administrativ për zënie të paligjshme të hapësirave shtetërore me gjobë duke filluar nga 1032 euro. Kjo masë vjen për shkak se përveç atyre që i vendosin çadrat herët dhe pastaj kthehen për të ngrënë mëngjes, ka nga ata që i lënë gjatë natës sikur ta kenë marrë me qira hapësirën. Një praktikë e përhapur siç dëshmohet nga aksioni i policisë në ishull./abcnews.al