Arlind Kalaja mund të luajë sërish në Superiore sezonin e ardhshëm, pas një eksperience të shkurtër në Suedi.
Sulmuesi i krahut të majtë është shfaqur në stërvitje me Partizanin, sikurse shkruan “Panorama Sport”.
Ende nuk ka zyrtarizim nga ana e klubit të kuq. Kalaja në Superiore ka luajtur me Vllazninë, Kukësin, Kastriotin dhe Teutën. / abcnews.al