Kritikat për Luiza Gegën, Rama: Kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj

schedule21:48 - 23 Gusht, 2022

schedule 21:48 - 23 Gusht, 2022

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave që kanë nisur për mënyrën sesi qeveria e ka mbështetur deri më tani sportin, apo Luiza Gegën më konkretisht në udhëtimin e saj deri në shpalljen kampione e Evropës.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë thotë se në fakt është bërë shumë “prej kohësh për të mbështetur sportistët e kalibrit evropian.”

Po ashtu, Rama thekson se vetë kampionia është shprehur se gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj.

EDI RAMA NË TWITTER

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”

Kujtojmë se Luiza Gega u prit me nderime në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit pas kthimit nga Mynihu dhe më pas në nder të saj u organizua një ceremoni me jo pak zhurmë.

Megjithatë, që pasi ajo u shpall kampione e Evropës, krahas urimeve të pakta nuk ishin as kritikat apo akuzat për qeverinë që prej kohësh tashmë i ka lënë njerëzit si Gega në harresë, duke i detyruar që t’ia dalin me forcat e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!