Georginio Wijnaldum nuk e ka nisur siç duhet eksperiencën e tij te Roma, pasi lojtari ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm, teksa rrezikon deri në 6 muaj mungesë. E sigurt është se futbollisti i shumë dëshiruar nga Jose Mourinho do të rikthehet në fushën e lojës në vitin 2023.
Në këto kushte kanë filluar “dhimbjet e kokës” për trajnerin portugez, i cili së bashkë me Tiago Pinto duhet të fillojnë urgjentisht me gjetjen e një zëvendësuesi.
Sipas mediave italiane, tashmë verdhekuqtë nuk duhet të merren vetëm me Belottin, pasi edhe gjetja e një mesfushori është emergjente, teksa drejtuesit mund të vlerësojnë pistën e Lukic dhe Bakayoko. /f.a/abcnews.al