Visho Ajazi Lika dekorohet nga Presidenti

schedule16:04 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 16:04 - 5 Dhjetor, 2017

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës. Kreu i Shtetit e ka vlerësuar me motivacionin “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe në veçanti në luftën e krimit të organizuar e trafikut të drogës”.
Ish-kreu i SHISH, pasi dha dorëheqjen, u propozua nga kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut.
Presidenti ka dekretuar lirimin e ambasadorit aktual në NATO, Leonard Demi, që e mbante këtë post prej 6 vitesh.
Burime nga zyra e Presidentit bëjnë të ditur se dekretimi i Ajazit në NATO, do shpallet pas seancës dëgjimore të tij në komisionin e jashtëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!