Me lot në sy, gjykata lë në burg dy vëllezërit që vranë 41-vjeçarin në Sarandë, pas sherrit për parkimin e makinës

schedule16:33 - 20 Gusht, 2022

schedule 16:33 - 20 Gusht, 2022

Gjykata e Sarandës i la në burg pa afat dy vëllezërit, 18 vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24 vjeçarin Xhanelo Tarja. Ata akuzohen si autorë të vrasjes me thikë të Klodian Bakiaj nga Tepelena.

“ Arrest me burg” kërkoi organi i akuzës nga prokurore Alba  Dhima dhe i të njëjtit vendim i ka qëndruar edhe gjyqtari Alban Veçani.

Mbi të dy  vëllezërit Tarja rëndon akuza  “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .

Të rinjtë me lotë në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur.

Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja. Pas goditjeve me grushta që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit, ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri teksa grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë Bakiajn dhe i mori jetën.

Për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/Abcnews.al/