“Kur i afrohemi varrit bëhemi të mirë, pastaj…”, fjalët e dibranit në Abcnews.al bëhen virale

schedule16:35 - 19 Gusht, 2022

schedule 16:35 - 19 Gusht, 2022

Rendja pas pasurisë i ka bërë njerëzit që të mos njohin më të afërm apo miq, gjë që ka prishur shumë raportet shoqërore në vend. Ky agresivitet i madh që hasim çdo ditë në rrugët duket të jetë produkt i këtij fenomeni por edhe pabarazisë së madhe me të cilën po përballemi gjatë viteve të fundit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe një qytetar nga Dibra për rubrikën “Box Pop” në Abcnews.al. Sipas tij, gjërat kanë shkuar deri atje sa ne kujtohemi për të bërë mirë apo për të menduar për çfarë na rrethon vetëm kur shkojmë nëpër varrime dhe sapo ikim nga andej i rikthehemi sjelljes së përhershme.

Kur shkojmë në ndonjë varrim themi: Sa keq! Ja çfarë mori filani me vete në varr? Pastaj kur ikim vazhdojmë sërish me të njëjtat gjëra”, shprehet ai duke shtuar se situata ka shkuar deri atje sa sot nuk njeh më vëllai vëllanë kur bëhet fjalë për çështje lekësh. /abcnews.al