Opozita e bashkuar mbajti protestën e saj të 6-të kombëtare përpara Kryeministrisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar protestuesit u mblodhën përpara godinës së qeverisë në orën 19:00.
Gjatë tubimit nuk kanë munguar edhe gjetjet e protestuesve, të cilët me anë të tepsive kanë shprehur moton “Rama ik” që ka shoqëruar gjatë gjithë kohës protestat e opozitës. Tubuesit e ardhur nga Fieri shpalosën një pankartë ku thuhej: Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike.
Ndërkohë në këtë protestë nuk kanë munguar as flakadanët, por ndryshe nga herët e tjera protestuesit kanë lëshuar dhe balona me mesazhin “Rama ik”. /abcnews.al