Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuso kerkon të heq presionin nga skuadra në prag të ndeshjes së fundit në kampion. Kreu i pankinës se kuqezinjve zbulon se skuadra nuk i vendosi kusht kualifikimin ne Champions.
Edhe pse nuk është plotësisht në këmbët e Milanit sërish Gennaro Gattuso, në transfertën kundër Spal do tentojë të mos lërë asnjë pikë, për të arritur një fitore që më pas do të vendosë në raport me rezultatet e Interit dhe Atalantës, pjesëmarrjen ose jo në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe pse sipas Gatuzos, siç e ka pohuar edhe vetë klubi nuk i ka vënë asnjë herë objektivin e zonës Champions.
“Nesër duhet të vëmë qershinë mbi tortë. Kam vetëm fjalë pozitive për këtë grup dhe meritojnë respekt. Të drejtoj Milanin ka qenë një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj të vazhdojë. E kam për nder të trajner këtë skuadër dhe shpresoj ta bëj për një kohë të gjatë.
Këtë sezon kemi grumbulluar më shumë pikë se vjet. Atalanta po bën një mrekulli sportive. Skuadrat e tjera kanë bërë diçka më shumë se ne, por edhe ne jemi këtu. Është bërë shumë punë nga ana jonë. Klubi nuk më ka vënë objektiv asnjëherë që të kap zonën Champions, më kanë kërkuar që ta provoj. Jemi në javën e fundit dhe ja ku po e provojmë. Duhet të luftojmë dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen tonë”,- theksoi Gatuzo që gjithsesi dha disa sinjale përshëndetëse me median, në këtë fund kampionati. Milani jashtë Champions mund të vërë në pozitë tërësisht delikate vazhdimësinë e tij si trajner në këtë klub që ka vite që nuk po ngre dot kokë./ABC News Albania 24/7