Blerim Krasniqi, pas eksperiencës në Kosovë me skuadrën e Gjilanit, tani do të provojë një aventurë të re në Rumani.
Futbolli rumun ka hapur dyert për futbollistët shqiptarë kohët e fundit, teksa këtë verë kaloi edhe Erjon Hoxhallari tek UTA Arad.
Krasniqi ka nënshkruar me klubin e Mioveni për dy sezone dhe do mundohet që ta ndihmojë me golat e tij, sidomos në këto momente ku edhe rezultatet po i mungojnë. / abcnews.al