Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Madrit Ulqinaku, babai i një fëmije.
Burime për Abc bëjnë me dije se autori i krimit ka qenë Horgito Peqini, 18-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes dy të rinjve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes