Ndërron jetë në spitalin e Sarandës 33-vjeçari italian, dyshimet e para

schedule17:27 - 17 Gusht, 2022

schedule 17:27 - 17 Gusht, 2022

Një shtetas italian ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. D. N., 33 vjeç, shkoi në spital për ndihmë mjekësore, ku edhe ndërroi jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!