Ministrit i grabisin makinën, policia kap në Morinë hajdutin, tentoi të arratisej

schedule17:02 - 17 Gusht, 2022

schedule 17:02 - 17 Gusht, 2022

Ministri të Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu, i është vjedhur makina gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Fatmirësisht makina bashkë me hajdutin janë kapur në pikën kufitare me Shqipërinë atë të Morinës.

Mediat në Kosovë raportojnë se ka qenë vetë shoferi i ministrit Aliu, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës në mëngjes në polici.

Pas ngritjes së pikave të kontrollit është konstatuar më pas ndaluar mjeti bashkë me personin që e kishte grabitur në pikën kufitare të Morinës.

“Sot në mëngjes ishte paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., i cili kishte deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie. Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe përgjegjësi për veturat e kësaj ministrie, B. C. nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur vetura zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës”, shkruajnë mediat në Kosovë.