Partizani përgatit transferimin e radhës dhe bëhet fjalë për një lojtar të spikatur në Superiore me Vllazninë.
Panorama-Sport shkruan se Victor Da Silva, i cili u prezantua më parë në Qipro te Olympiacos Nicosia, ndodhet në kryeqytet.
Sulmuesi brazilian pritet që të firmosë me Partizanin, që do të ketë kështu një alternativë më shumë në repartin e avancuar. / abcnews.al