Patrick Robson de Souza Monteiro, ky është sulmuesi që Tirana po pret. Marrëveshja është arritur dhe pritet që 24-vjeçari të nënshkruajë, sipas Panorama Sport.
Patrick sezonin e fundit e ka mbyllur në Azerbajxhan, ku ishte pjesë e Gabala në huazim nga austriakët e Admira.
Me këta të fundit braziliani është aktivizuar në Superligën e Austrisë, ndërkohë që ka luajtur edhe në ligën e dytë të këtij shteti me Horn.
Patrick nuk është se shquhet për numrin e golave të shënuar, pasi maksimumi ka realizuar tre herë brenda një sezoni. / abcnews.al