Albi Alla është zyrtarisht pjesë e Laçit, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për 2 vite me bardhezinjtë. “KF Laçi njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin Albi Alla për 2 sezone.
29-vjeçari ka luajtur më parë në Superiore me Bylisin, Kukësin e Flamurtarin, ndërsa dy vitet e fundit është aktivizuar në Kinë. I urojmë suksese Allës me fanellën bardhezi. Para Laçi”, njofton klubi kurbinas.
Alla do të jetë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes bardhezi, që gjatë kësaj vere humbi emra si Malota dhe Ignjatovic. /abcnews.al