Gjykata e lartë spanjolle ka tërhequr urdhër arrestin europian për ish presidentin e Katalonjës Çarls Puidgemont dhe katër ish ministrave të qeverisë së tij. Vendimi do u komunikohet autoriteteve belge.
Sipas gjykatësit spanjoll Pablo Llarena, urdhër arresti duhet të anulohet psi hetimet ndaj ish presidentit katalonjas po zhvillohen në një kornizë ligjore të komplikuar. Gjithashtu është marrë parasysh dhe vullneti i Puidgemont për tu paraqitur para gjykatës në mënyrë që të përballet me marrjen në pyetje nga hetuesit spanjollë në Madrid.
Në 21 dhjetor në Katalonjë votohet për zgjedhjen e parlamentit të ri rajonal. Shpallja e datës së zgjedhjeve u bë nga qeveria spanjolle e kryeministrit Mariano Rajoy dhe jo nga presidenti i rajonit, si dhe parashikohet nga kushtetuta spanjolle. Ekzekutivi i Madridit shpalli zgjedhjet në kuadër të nenit 155 i cili pezulloi autonominë rajonale pas rezultatit të referendumit për pavarësinë e rajonit nga Spanja në 1 tetor./abcnews.al