Ylli televiziv Rylan Clark është zgjuar i shokuar dhe duke bërtitur, ndërsa ka parë që një gjarpër i është futur në banesën e tij në Essex.
Prezantuesi dokumentoi takimin e frikshëm në rrjetet e tij sociale, ndërsa iu lut fansave t’i tregonin se çfarë të bënte.
Rylan bërtiti: “Ka një gjarpër në shtëpinë time – çfarë bën ti?
“Ju lutem, seriozisht, është një gjarpër i vërtetë. A mund të thërrasë dikush policinë apo diçka tjetër? Ok, po qetësohem.
Megjithëse ai kërkoi ndihmë nga fansat por dhe policia, banori i paftuar e “kuptoi gabimin” dhe u largua qetësisht nga banesa.