Pakishti është fshati më i thellë i Kukësit me pakicë bullgare. Ekipi i ABC Neës ishte pranë banorëve të cilët besojnë se me statusin për pakicat, jeta e tyre do të ndryshojë.
Pakishti, fshat kufitar, në thellësi të Kukesit.
Një ndër nëntë fshatrat e krahinës së Gorës.
Përmes Kuvendit ato morën statusin e pakicës etnike bullgare.
Deri në Pakisht duhet të përshkosh një rrugë të tmerrshme.
I harruar në vite fshati ka pamjen si të pas luftës.
Shtëpitë mezi qendrojnë në këmbë.
I rrënuar ekonomikisht dhe me rrjet elektrik të viteve ‘70, në Pakisht jetojnë të pakten 650 banorë.
Janë duke u marrë me punët e fundit për dimrin e gjatë.
Shumë familje trajtohen me ndihmë ekonomike
Gjuha shqipe, është gjuhë e dytë e që mësohet vetëm në shkollë. Kurse në të përditshmen flitet në gjuhën e Gorës
Fëmijët parashkollorë nuk dinë asnjë fjalë shqip dhe nuk kuptojnë.
Po çfarë i lidh këta banorë me Bullgarinë dhe bullgarët?
Disa dokumente i ruajnë ende me fanatizëm.
Bileta udhëtimi vajtje – ardhje të viteve ‘47.
Letërkëmbime me të afërmit e tyre në Bullgari.
Të rinjtë nuk qëndrojnë në Pakisht. Pasi janë arsimuar emigrojnë. Dokumentet bullgare i kanë ndihmuar. Azizi ka mbaruar për mjek dhe është licensuar si i tillë, por nuk arrin të gjejë një vend pune.
Fisnik Hoxha është kryetar i shoqatës Gora Jonë. Ai ndjek studimet pasuniversitare për doktoraturë të fizikës në Universitetin Shtetëror të Sofjes. Me miratimin e ligjit për pakicat beson se gjërat do ndryshojnë. Ata do të kenë me tepër vëmendje. Por duhet shumë punë për të ndryshuar kushtet e jetesës.
Por a do të ndryshojë situata në nëntë fshatrat e komunitetit etnik bullgar?. Kjo do t’i mbetet kohës./abcnews.al
https://youtu.be/WxHRmXkVluI