Berisha për 21 janarin: Garda përdor plumba në gjithë botën

schedule22:20 - 23 Maj, 2019

schedule 22:20 - 23 Maj, 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ka folur për krizën politike në vend. Deklarata të forta ka lëshuar ish kryeministri i vendit për situatën aktuale. Berisha u pyet së nëse do të ndodhej në të njëjtën situatë si Edi Rama si do të vepronte?

Berisha u përgjigj se edhe në kohën kur ka qenë ai kryeministër ka patur protesta por se nuk është hedhur gaz lotsjellës kundër qytetarëve dhe fëmijëve. Gazetarët e kanë pyetur konkretisht Berishën, për protestën e 21 Janarit ku mbetën viktima 4 qytetarë, duke i thënë se ai ka reaguar me plumba kundër protestuesve të 21 Janarit. Berisha u përgjigj se, në atë kohë ishte organizuar grusht shteti, se Rama donte të merrte pushtetin. Garda, tha ai, përdoret në gjithë botën. Berisha gjithashtu tha se ligjin se si duhet të funksionojë garda e ka bërë Partia Socialiste dhe se atij i takonte vetëm ta zbatonte.

Garda përdoret në gjithë botën, garda ka një ligj. Atë ligj gardës, ja ka bërë Partia Socialiste. Garda nuk funksionon më urdhër, ka ligj. Ai mori një paralajmërim. Ai donte të vinte të merrte pushtetin, ishte organizuar grusht shteti. Lexoni pak deklaratën e OSBE se si thotë për këtë, 21 janari ishte grusht shteti”, tha ai.

Më tej gazetarët e kanë pyetur ish-kryeministrin se sipas një burimi po diskutohet se protesta e radhës e opozitës, në vend të 1500 policëve do të ketë vetëm 4 apo 5 policë e nëse do ti dilnin për zot vullnetit të protestuesve, Berisha tha:

Demonstruesit armiqësinë e kanë me Edi Ramën, jo me policinë. Midis atyre demonstruese janë edhe ata prindër që fëmijët e tyre u mbytën me gaz lotsjellës. Ai prind është gati të japë jetën e tij për të shqyer Edi Ramën”.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se nëse, me gjithë këtë presion ndërkombëtaresh, Lulzim Basha të vinte dhe të thoshte se edhe mund të negociojmë me Edi Ramën si do e këshillonte, Berisha tha:

Unë një princip e kam zgjedhje me Edi Ramin nuk mund të bëhen.  Se çdo të bëj Basha nuk e di”.

Ish kryeministri Sali Berisha tha në bisedën e tij se nuk ka asnjë mundësi për dialog me Edi Ramën këtë moment. Berisha deklaroi se Shqipëria rrezikon të bjerë në greminë në datën 30 qershor ku pritet të mbahen zgjedhjet lokale në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!