Spiropali: Berisha, Basha dhe Kryemadhi po i thonë burgut hapu

schedule19:47 - 23 Maj, 2019

schedule 19:47 - 23 Maj, 2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në “Mbrëmje ABC” është shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen. Sipas saj, në rast e Berisha, Basha dhe Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu, le t’i thonë, por qytetarët nuk shkojnë në burg për ta.

Mirela Milori: “Zoti Basha i përgjigjet ftesës për dialog të zotit Rama duke thënë se nuk mund të këtë dialog me Ramën. Qëndron në idenë e tij. Si e shikoni këtë marrëdhënie të re të vendosur? Zoti Rama kërkon një dialog pa kushte, pa shtyrë datën e zgjedhjeve, Basha thotë që jemi atje ku ishim, largohemi që të vazhdojmë”.

Elisa Spiropali: “Nuk prisnim asgjë më shumë. Ka renditur aty me shkrim të gjitha ato që thotë me gojë. Argumente të vjetër, argumente pa bukë, pa bazë dhe që nuk prodhojmë asgjë përveçse riciklojnë krizën e rëndë në të cilën gjendet PD”.

Mirela Milori: “Në 30 qershor do ketë përplasje, ata e thonë se zgjedhje nuk duhet të ketë?”

Elisa Spiropali: “Jo zgjedhjet duhet të jenë të paqta, të qeta. Në rast e Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu, le t’i thonë. Ata nuk mund të marrin në këtë humnerë me vete edhe qytetarë të tjerë. Nuk besoj që ka shqiptar apo shqiptare që i ndjek këta të tre duke rrezikuar të ardhmen e fëmijëve të tyre. Nuk shkon në burg njeri për ta”.

Mirela Milori: “Ata mbështetës që janë në protestë për ta, aq po të dalin dhe aq po të sulmojnë qendrat e votimit apo të mos lejojnë njerëzit që të votojnë nuk ka më efekt ligji. 30 mijë veta do të arrestoni? Do zbatoni Kodin Penal me sa njerëz, me 30 mijë, 40 mijë, 20 mijë me sa?”

Elisa Spiropali: “E para një herë nuk janë as 30 mijë as 40 mijë, por janë gjithmonë e më pak qytetarë që dalin. Pra sa më të vegjës bahes si turmë, aq të rrezikshëm bëhen si grupim. Janë më pak, por janë më të dhunshme. Fakti që nuk kanë numrat i ka detyruar që të kthehen në një turmë të dhunshme. Është ndryshe krejtësisht të dalësh në një protestë dhe të jesh aty për të protestuar dhe është diçka tjetër të sulmosh qendrat e votimit, të prishësh kutitë apo të prishësh zgjedhjet. Është një akt i rendë i cili në Kodin Penal të cilin e kemi votuar së bashku edhe PD edhe PS, dënohet me vite burg”./abcnews.al