Kryeministri Rama, ka reaguar përmes një komenti në llogarinë e tij, në Twitter për deklaratën e dy deputetëve gjerman ditën e sotme.
Rama shkruan se është dakord për gjithçka kanë thënë deputet gjerman dhe se dialogu pa kushte të cilin ai ka ofruar është i nevojshëm.
Unioni Kristian-demokrat dhe Kristian-social (CDU/CSU) në Gjermani, shprehën shqetësim për situatën e brendshme politike në Shqipëri. Përmes një deklarate të përbashkët, të publikuar në Deutsche Welle, dy deputetet Johann Ëadephul dhe Christian Schmidt theksuan nevojën e dialogut qeveri-opozitë dhe përsëritën gadishmërinë për të ndërmjetësuar këtë dialog./abcnews.al
U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!
— Edi Rama (@ediramaal) May 23, 2019

