Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut zbuloi të enjten një incident të tretë të një avioni ushtarak rus që fluturoi në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës (ADIZ) diku midis 8 dhe 10 gushtit.
CNN raportoi më parë të martën për dy incidente të avionëve ushtarakë rus që fluturuan në ADIZ të Alaskës.
ADIZ është hapësirë ajrore ndërkombëtare ngjitur me Alaskën që shtrihet në vende më shumë se 160 kilometra nga territori amerikan. Ushtria amerikane nisi procedurat e identifikimit të avionëve në ADIZ në interes të sigurisë kombëtare.
Komnda nuk zbuloi se në cilën ditë ndodhi incidenti i tretë.
Ushtria amerikane shpërndau gjithashtu një foto të incidentit të dytë nga ajri, duke treguar një F-22 duke fluturuar brenda rrezes vizuale të një avioni rus Il-20. /abcnews.al