Era i mori kamerdaret dhe i çoi 1 milje larg bregut, shmanget tragjedia në Shëngjin, shpëtohen 3 të mitur dhe 45 vjeçari

schedule14:47 - 10 Gusht, 2022

schedule 14:47 - 10 Gusht, 2022

Është shmangur tragjedia në plazhin e Shëngjinit. Katër pushues, tre prej tyre të mitur po rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me kamerdare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot.

Policia Kufitare ka ndërhyrë dhe i ka shpëtuar.

Ata u konstatuan nga Shërbimet e Policisë Kufitare 1.2 milje larg bregut.

Dy fëmijët 12 dhe 13 vjeç të cilët ishin larguar pa dijeninë e prindërve të tyre janë marrë nga policia dhe janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim nga salla operative, se dy shtetas kosovarë (babai me djalin e mitur) rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me kamerdare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Policia i gjeti dy pushuesit rreth  1 milje larg bregut, konkretisht shtetasin F. L., 45 vjeç dhe djalin e tij 10 vjeç, të cilët i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare duke i nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e djeshme, ishin pushuesit ata që shpëtuan  2 fëmijë të moshës rreth 10 vjeç, të cilët po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë.

Ata kishin kaluar perimetrin e lejuar dhe ishin në rrezik

Tetë pushues  janë futur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve. Pas shumë tentativash, grupi i të rinjve mundë të nxirrnin në breg të sigurt dy fëmijët./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!