VIDEO/ Kamerat filmuan tragjedinë në New York, në fillim ra 28-vjeçarja, disa sekonda më vonë Florindi

schedule08:10 - 8 Gusht, 2022

schedule 08:10 - 8 Gusht, 2022

“Babai i dy fëmijëve në Bronx, i cili vdiq tragjikisht së bashku me gruan e tij në ditën e lindjes, ishte një aktor dhe regjisor aspirues nga Shqipëria.”

Kështu shprehen mediet amerikane për Florind Belliun, 35-vjeçarin shqiptar i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Ornela Shehi vdiqën pasi ranë nga kati i gjashtë i banesës në New York.

Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi, 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, 2199, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.

Kamerat e sigurisë  kanë filmuar momentin tragjik kur Ornela  bie nga kati i gjashtë i ndërtesës para dhe disa sekonda më vonë, edhe Belli, tha burimet. Policët kanë deklaruar se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Lexo edhe: Lanë pas dy fëmijë të mitur, ky është çifti shqiptar që vdiq tragjikisht në New York

Belliu ishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri dhe interpretoi në TV dhe në teatër përpara se të transferohej në SHBA. prej dy vitesh ai po punonte me dy libra dhe një skenar filmi që shpresonte ta paraqiste në Netflix.

Burime policore thanë se ai mund të ketë qenë së fundmi duke punuar si shofer për të përballuar jetesën.

Burimet thanë se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.

Pas tragjedisë, të afërmit e çifti u panë të ulur në trotuar duke qarë, shkruan New York Post.

Nëna e shkatërruar e Belliut u pa duke vajtuar nga dhimbjet. Ajo nuk pranoi të komentojë.

Fqinjët i thanë The Post se dyshja ishin një çift i qetë, por Belliu ishte parë i zemëruar të premten.

“I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë bashkë, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte,” tha Shadie Perkaj, bashkëshortja e rojës të pallatit.

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci./Abcnews.al/