Lanë pas dy fëmijë të mitur, ky është çifti shqiptar që vdiq tragjikisht në New York

schedule12:39 - 7 Gusht, 2022

schedule 12:39 - 7 Gusht, 2022

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tragjike u shënua në New York në familjen shqiptare Belliu.

35-vjeçari Florind Belliu hodhi gruan e vet nga dritarja e katit të gjashtë dhe më pas u vetë hodh, sipas medieve të huaja.

Ditën e djeshme, kur ndodhi tragjedia Florindi kishte ditëlindjen.

Është bërë publike edhe fotoja familjare në të cilën shihet Ornela, gruaja e Florindit, së bashku me 2 fëmijët e tyre të mitur.

Nuk dihen ende rrethanat të cilat e shtynë 35-vjeçarin të ndërmerrte një akt të tillë.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkëay South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay.

Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme./Abcnews.al/