Të shumta janë mesazhet prekëse të postuara në rrjetet sociale të miqve të Florind Belliut, aktori shqiptar i cili hodhi gruan dhe më pas u vetëhodh nga ballkoni në New York. Çifti, 35 dhe 28 vjeç gjetën vdekjen dhe lanë pas 2 fëmijë të mitur.
Disa nga mesazhet e miqve:
“Pse mor vlla, pse mor Florind Belliu zgjodhe kete rruge? Cte mungonte kur te gjithe na kishe ne krahe dhe te mbeshtesnim? Cte shtyu o vlla te ndermerrje nje rruge pa nje fillim e mbarim? Cfare t’u themi nenes kur te na shoh rruges, qe nuk te mbrojtem dot? Pse nuk mendove pak per familjen, per nenen dhe motrat? Te gjithe i dinim aftesite e tua dhe vlerat qe kishe, por kurre kete menxyre! Na pikellove sa ska shpjegim! Allahu te meshirofte!”
“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e liedjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk I meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte …kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu.”
Lexo edhe: FOTO/ Ky është aktori shqiptar që hodhi gruan nga ballkoni i banesës në New York dhe më pas vrau veten
“Kur u nis avjoni me mua, Perpara atij avjoni u nis nje avjon tjeter me enderren time… Duke ardhe endrra ime para meje…”
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme. 35-vjeçari hodhi nga dritarja e katit të gjashtë gruan e tij Ornela dhe më pas u hodh vetë. Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë. Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij. Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike./Abcnews.al/