Tensionohet situata, Kina sanksionon Pelosin pas vizitës në Tajvan: Ndërhyri seriozisht në punët e brendshme

schedule10:43 - 5 Gusht, 2022

schedule 10:43 - 5 Gusht, 2022

Kina ka njoftuar se po sanksionon kryetaren e SHBA-së, Nancy Pelosi dhe familjen e saj të ngushtë për vizitën e saj në Tajvan.

Ministri i Jashtëm Wang Yi tha se Pelosi kishte “ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, kishte dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, shkeli seriozisht parimin e një Kine dhe kërcënoi seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, thuhet në një deklaratë.

Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet të bashkohet me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.

/abcnews.al/