Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në mbledhjen e sotme drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Cafka. Me 11 vota pro, ai do të marrë postin e drejtuar më parë nga prokurori Arben Pasho, i cili para disa ditësh u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjithashtu KLP ka vendosur të shtyjë afatin e drejtimit të prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda nga Altin Dumani, deri në 22 Gusht të këtij viti. Vendime të tjera të marra me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë të bëjnë me emërimin e disa prokurorëve në shkallën e parë në Tiranë dhe në rrethe të tjera./ABC News Albania 24/7