Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shpresoj t’i japin një shans të jetojë”, spitali kërkon t’i heqë tubat fëmijës në koma, nëna i hedh në gjyq

schedule18:27 - 3 Gusht, 2022

schedule 18:27 - 3 Gusht, 2022

Një përplasje e fortë ligjore po ndodh mes një nëne dhe një spitali në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave ndërkombëtare nëna e 12-vjeçarit Archie, i cili ndodhet në koma që prej 7 prillit të këtij viti ka paditur në Gjykatën Ndërkombëtare spitalin, pasi mjekët kërkojnë që t’i heqin tubat që mbajnë në jetë djalin e saj.

Nga ana e mjekëve pretendohet se 12-vjeçarit i ka vdekur truri dhe se ka ardhur momenti që atij t’i hiqen tubat mbështetëse që e mbajnë akoma në jetë.

Por nëna e djalit pretendon se ka marrë oferta nga spitalet në Itali dhe Japoni, të cilat i kanë dhënë shpresa se djali i saj mund të përmirësohet.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!