Zjarri ka përfshirë lagjen “Partizani” në Vlorë.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Abc mëson se po punohet për lokalizimin e zjarrit. Flakët janë shumë pranë banesave, ndërsa banorët që ndodhen po mundohen që të ndërhyjnë për të parandaluar ndonjë incident të rëndë prej flakëve.
Vetëm një ditë më parë një vatër e madhe zjarri u raportua në Shkëmbin e Mukjes në Fushë-Krujë. 30 familje braktisën banesat e tyre pasi shtëpitë u rrezikuan nga flakët.
/Abcnews.al/