KQZ i jep mandatin e deputetes në qarkun e Gjirokastrës

schedule13:56 - 21 Maj, 2019

schedule 13:56 - 21 Maj, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon plotësimin e vendeve të mbetura bosh në parlament, pas dorëheqjeve të deputetëve që kandidojnë për kryetarë bashkie.

Ditën e sotme, KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Artemis Dralos, nga lista shumë emërore e Partisë Socialiste për qarkun Gjirokastër, pas shpalljes së kandidaturës së Flamur Golemit për kryetar bashkie.

Pesë kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit dolën nga radhët e deputetëve socialiste, çka u pasua me zëvendësimin e tyre në Kuvend./ABC News Albania 24/7