Një video që shfaq fermerët ukrainas duke korrur grurin derisa fusha digjet ka filluar të shpërndahet në mediat sociale, duke duartrokitur punën e tyre të guximshme.
Sipas videos, fermerët po korrin pjesët që ende s’i ka përfshirë flaka në tentimin për të shpëtuar grurin.
Flaka u ndez nga raketat ruse që u hodhën në atë pjesë të vendit.
The price of this year’s bread. Ukrainian farmers thresh wheat until it burns pic.twitter.com/oGfsO2gHAt
— Ukrainska Pravda in English (@pravda_eng) August 3, 2022
“Çmimi i bukës këtë vit”, “Shikoni se si fermerët ukrainas rrezikojnë jetët e tyre për të siguruar ushqim për botën, duke punuar nën zjarrin e raketave ruse”, ishin disa nga mbishkrimet në shpërndarjen e videos./Gazeta Express/