Ishte ora 6.18 e mëngjesit të së dielës, kur Udhëheqësi Suprem i Al Kaedës u shfaq në ballkonin e shtëpisë së tij për të shijuar pak diell dhe ajër të pastër.
Për Ayman al-Zaëahirin, një nga organizatorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, shijimi i mëngjeseve në qendër të kryeqytetit afgan nga vendi i tij i supozuar i sigurt ishte bërë një nga kënaqësitë e pakta të jetës së tij të fshehur.
Ai nuk e dinte që ballkoni i tij nuk ishte aspak i sigurt dhe se talebanët po spiunonin pas pagesave të majme të marra nga amerikanët dhe britanikët duke treguar vendin ku ai fshihej.
Amerikanët i kishin aq shumë të detajuara informacionet mbi liderin e Al Kaedës, sa një model i banesës së tij ishte në tavolinën e Presidentit të SHBA-ve.
Të gjithë drejtuesit e Shtepisë së Bardhë, përfshi Bidenin dhe ata të inteligjencës po e ndiqnin operacionin LIVE.
Ndërsa Osama bin Laden ishte figura karizmatike e Al Kaedës, Zaëahiri kishte qenë truri gjakftohtë i organizatës dhe, disa ekspertë besojnë, arkitekti i vërtetë i mizorisë së Kullave Binjake të vitit 2001 që mori gati 3,000 jetë.
Shumë amerikanë pa dyshim do të kishin dashur që kirurgu egjiptian 71-vjeçar i kthyer në xhihadist, për të cili nkishte një shpërblim prej 20.5 milionë paund, të kishte vuajtur një dënim të zgjatur. Por, si me Bin Ladenin, i vrarë nga US Navy Seals në një dhomë gjumi të shtëpisë së tij në Pakistan në vitin 2011, kjo nuk do të ndodhte.
Një dron amerikan Reaper që fluturon mijëra metra në qiell, lëshoi dy raketa R9X Hellfire, me nofkën ‘bomba ninja’ për shkak të aureolës së gjashtë teheve të gjata si shpatë që u vendosën. Kjo lloj bombe nuk e vret objektivin me shpërthim, por duke e copëtuar me tehet prerëse.
Shpejtësia e afrimit të kësaj rakete ishte aq e madhe sa Ayman al-Zaëahiri thuajse nuk ka dëgjuar asgjë, ndërkohë që trupi iu copëtua. /abcnews.al