Breshëri plumbash shtëpisë së zyrtarit të Bashkisë në Selenicë (video)

schedule11:48 - 21 Maj, 2019

schedule 11:48 - 21 Maj, 2019

Në orët e para të kësaj të marte në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xhulio Mara. Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës dhe Mara është në detyrën e shefit të shërbimeve publike në Bashkinë e Selenicës. Policia ende nuk ka gjetur prova që të çojnë në gjurmët e autorëve, kurse vetë Mara ka thënë se ndjehet i befasuar nga kjo ngjarje. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!