I riu shqiptar kapet me “të bardhë” në Gjermani, si e kishte fshehur lëndën narkotike në makinën luksoze

schedule18:17 - 2 Gusht, 2022

schedule 18:17 - 2 Gusht, 2022

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi është kapur me lëndë narkotike në makinë.

Gjatë kontrollit në mjetin BMW 535 xDrive, policia i gjeti të riut 7.55 kilogramë kokainë në një vend të sajuar bagazh, shkruajnë mediat gjermane.

Më pas, ai u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua doganës së Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike është 550 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!