Romelu Lukaku duket në një formë fantastike, ndërsa përgatitet për të nisur sezonin e ri me Interin.
28-vjeçari belg u rikthye te gjigandët e Serie A në formë huazimi këtë verë pas vetëm një sezoni te Chelsea.
Lukaku nuk mundi të japë më të mirën e tij sezonin e kaluar në Premier League duke shënuar vetëm 15 gola në 44 paraqitje.
Tani duket se ai po punon për t’u rikthyer në top-formë në Itali, pasi fotot e tij nga stërvitja e fundit më “zikaltërit” dëshmojë në fizik të shkëlqyer.
Forma trupore e Lukakut ka qenë e njohur për luhatje gjatë karrierës së tij dhe këtë e ka pranuar edhe vetë sulmuesi./abcnews.al