Rreth 31% e shqiptarëve janë të pasigurt nëse do të kenë ushqim në tryezë. Kjo për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera për ta siguruar.
Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë në Kombet e Bashkuara ka publikuar raportin e fundit për gjendjen e sigurisë ushqimore dhe ushqyerjen në botë.
Të dhënat i referohen periudhës 2019- 2021. Tre vitet e fundit pasiguria ishte më e ashpër tek rreth 7.7 % e popullsisë.
Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit shpjegon raporti analizohet nga përgjigjet e pyetjeve të anketës ku të intervistuarit tregojnë për kushtet dhe përvojat e tyre rreth aksesit për tu ushqyer.
Në raport me vitet 2014- 2016 ky tregues ka pësuar rënie, por krahasuar me shtetet e tjera në Europën Jugore vendi ynë ka nivelin më të lartë të popullsisë që ndodhen në kushtet e pasigurisë për ushqim.
Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 20.9% të popullsisë, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina. Më mirë paraqitet Kroacia me 11.4% të popullsisë.
Por në Europën Perëndimore ky tregues është shumë më i ulët se kaq. 4.4% e popullsisë në këto shtete ose 26.5 % më pak se në Shqipëri nuk janë të sigurtë nëse do të kenë ushqim në periudhën në vijim. /abcnews.al