Presidenti Meta për Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

schedule18:40 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 18:40 - 4 Dhjetor, 2017

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Rumania, Gjeorgjia dhe për herë të parë nga Mbretëria e Bashkuar.
Presidenti ndau vlerësimin se Shqipëria anëtare e NATO-s do përmbushë me përkushtim e profesionalizëm të gjitha angazhimet, detyrimet dhe objektivat përballë sfidave të sigurisë.
Kreu i shtetit theksoi se Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të vijojë të shërbejë për të promovuar vlerat e besueshmërisë, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta drejt së ardhmes europiane dhe euro-atlantike të vendeve të rajonit./abcnews.al