Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iu këput jeta në mes pas goditjes së trenit, publikohet fotoja e motrave në Itali, si ndodhi tragjedia

schedule09:30 - 1 Gusht, 2022

schedule 09:30 - 1 Gusht, 2022

Mediet italiane kanë publikuar foton e motrave 15 dhe 17 vjeç të cilat vdiqën në mënyrë tragjike ditën e djeshme pasi u tërhoqën zvarrë nga treni.

Giulia dhe Alessia Pisanu vdiqën në mëngjes, rreth orës 06:40 në stacionin Riccione.

Goditja ishte aq e tmerrshme sa identifikimi u bë nga celulari i njërës prej vajzave.



Është e vështirë të përcaktohet dinamika e saktë e fatkeqësisë që ndodhi në sy të pasagjerëve të cilët prisnin trenin.

Lexo edhe: Motrat humbin jetën në mënyrë tragjike, treni i tërheq zvarrë 700 metra

Sipas dëshmisë së të pranishmëve, njëra nga vajzat po qëndronte në shinat e trenit, ndërsa tjetra ishte ulur në platformë.

Dyshohet se motra zbriti poshtë për të shpëtuar vajzën e cila qëndronte e ulur në shina.

As klithmat e udhëtarëve të tjerë dhe as bilbili këmbëngulës i ETR Freccia Rossa, që mbërriti në Riccione nga Pescara, nuk shërbyen për t’i shpëtuar.

Në një moment jeta e Giulias dhe Alessias u këput në mes.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kishte asgjë për të bërë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!