Prej ditës së djeshme maturantët kanë nisur aplikimin për në universitet. Aplikimi që bëhet në portalin U-Albania ka afat deri në datën 3 gusht. Për të gjithë ata që janë ende në dilemë, universiteti “Western Balkans University”,, është tashmë një zgjedhje e duhur.
Gentiana Marku nga WBU në studion e ABC tregoi se të rinjtë kanë treguar një interes të madh për degët e universitetit, ndërsa aplikimet vazhdojnë.
Marku tha se të gjitha programet e “Western Balkans University”, vijnë si nevojë urgjente e tregut të punës, ndikuar nga largimet e shumta të të rinjve që përfundojnë degët e mjekësisë.
“Të gjitha programet vijnën si nevojë urgjente e tregut për të punësuar brezin e parë të studentëve. Kemi një hemorragji shumë të madhe të largimeve në vend. Kemi mungesë tregu, kjo është e evidentuar tashmë. Prandaj nisëm me këto degë të mira dhe të kërkuara.
Sipas vendimet të ministrisë mesatarja është 6.5, por kërkesat që kanë qenë në “Western Balkans University”, ne kemi pasur mesatare mbi 8. Kemi kërkesë të jashtëzakonshme të degës së stomatologjisë”, tha ajo.
Janë të shumta degët që plotësojnë kërkesat e tregut, si infermieria, fizioterapia, ndërsa Marku evidentoi stomatologjinë, që duket se ka një interes të shtuar. Plot 100 studentë do të përfitojnë bursa në WBU gjatë këtij viti akademik.
“Ecuria është mirë. Faza ka nisur tashmë. Telefoni i punës është gjithmonë aktiv. Pas stomatologjisë, rendisim shkencat kompjuterike, inxhinierinë bio-mjekësore, infermieria, mamia, fizioterapia, bie-teknologji, fizioterapi.
Të gjithë ata studentë që janë të interesuar në këto degë duhet të bëjnë aplikimin në U-Albania më pas në faqen tonë të web-it dhe do ti nënshtrohen më pas procesit të dosjeve të tyre”, tha ajo.
Një mundësi tjetër që ofron WBU është se 250 studentë me rezultate të mira do të përzgjidhen për të ndjekur nga afër në ambientet spitalore punën dhe do të ketë një pagesë për ta. Marku theksoi se WBU sjell nivelin e universiteteve ndërkombëtare ne Shqipëri.
“Deri në 250 studentë do të jenë gati 20 orë në javë në ambientet spitalore të kompanive tona partnere për të parë nga afër dhe do të jenë të paguar. Kjo praktikë i çon ata shumë pranë tregut të punës. Pse të mos jenë ata të punësuarit e para. Ne po rritemi në fazat e një të sapolinduri. Është e rëndësishme për ne të krijojmë një zinxhirë të shëndetshëm, nga bankat e shkollës tek punësimi.
Ne po sjellim të gjitha nivelet e një universiteti ndërkombëtar këtu në Shqipëri, pse jo që edhe rinia të mos ikë”, theksoi Marku. /abcnews.al